IDRATA

Disa faktorë mund të shkaktojnë dehidratim, por në çdo kohë një person mund të përjetojë humbje të tepruar të lëngjeve të trupit për shkak të një sëmundjeje, duke qenë shumë e vështirë të qëndroj i hidratuar. Çrregullimet më të zakonshme që shkaktojnë humbje të lëngjeve dhe elektroliteve janë diarrea dhe të vjellat, sepse ato shfaqen papritur dhe me intesitet të shprehur. Në rastet e dehidratimit të lehtë dhe të moderuar, trajtimi i linjës së parë sugjeruar nga WHO dhe ESPGHAN janë Solucionet Orale Rehidratuese (ORS) me osmolaritet të ulët, sepse ato mundësojnë trajtimin në shtëpi të rasteve të pakomplikuara të dehidratimit në një mënyrë praktike, të thjeshtë dhe efektive.

FAQs

  • Çfarë është Diarrea dhe Dehidratimi?

    Diarre do të thotë jashtëqitje të holluar më shumë se tre herë në ditë dhe mund të shoqërohet me dhimbje, vjellje dhe ënjtje. Diarre nuk është një sëmundje, por një simptomë e një çrregullimit që mund të shkaktohet nga bakteret, viruset ose parazitët, intolerancat e ushqimit, medikamente të caktuara dhe çrregullime që ndikojnë në stomak, zorrë të vogël ose zorrë të trashë. Gjatë diarresë, ka një humbje të madhe të ujit dhe elektroliteve. Dehidrimi është një gjendje në të cilën një person humb më shumë lëngje se sa është e nevojshme për të mbajtur një funksionim korrekt të organizmit. Është një ndërlikim që zakonisht shkaktohet nga episode të diarresë akute dhe / ose të vjellave.

  • Cilat janë Simptomat e Dehidratimit?

    Simptomat ndryshojnë në intensitet dhe natyrë, varësisht nga shkalla e dehidrimit që një person është i ekspozuar. Simptomat më të shpeshta janë: etja, goja e thatë, dhimbja e kokës, urina e errët. Në rast të dehidrimit të moderuar ose të rëndë simptomat janë: delirium, shok, fundosja e syve, marramendje, takikardi dhe anuri.

  • Çfarë është Gastroenteriti?

    Gastroenteriti është një inflamacion i zorrëve që mund të shkaktohet nga një virus, një bakter ose një parazit.

  • A mund të Parandalohet Dehidratimi?

    Po, konsumi i ORS në shenjat e para të sëmundjes gastrointestinale në mënyrë efektive parandalon dehidrimin.