FAQs

  • Çfarë është Diarrea dhe Dehidratimi?

    Diarrea përkufizohet si feçe të ujshme më shumë se tre herë në ditë, dhe mund të shoqërohet me dhembje barku në formë krampesh, të pëziera dhe të vjella. Diarre nuk është një sëmundje, por një simptomë e çrregullimeve që mund të shkaktohen nga bakteret, viruset ose parazitët, intolerancat ushqimore, medikamente të caktuara dhe patologji që mund të prekin stomakun, zorrët e holla ose të trasha. Gjatë diarresë ka humbje të mëdha të ujit dhe elektroliteve. Dehidratimi është një gjendje në të cilën një person humb më shumë lëngje se sa është e nevojshme për të ruajtur një funksionim korrekt të organizmit. Është një ndërlikim që zakonisht shkaktohet nga episodet e diarresë akute dhe / ose të vjellave.

  • Cilat janë Simptomat e Diarresë?

    Simptomat ndryshojnë në intensitet dhe natyrë, varësisht nga shkalla e dehidrimit që një person ekspozohet. Në rastet me dehidratim të lehtë ose të moderuar, simptomat më të zakonshme janë: etja e shtuar, goja e thatë, lodhja ose gjendja e pëgjumur, reduktimi i sasisë së urinës dhe ndryshimi i ngjyrës (urina ka ngjyrë më të verdhë se normalisht), marrja e mendëve, dhimbja e kokës, lëkura e thatë, lotët e pakët ose që mungojnë. Në rastet me dehidratim të rëndë, simptomat janë: gjendja e shokut, deliriumi, thellimi shumë i shprehur i syve, rrahjet e shpeshta të zemrës dhe anuria (mungesa e urinimit).

  • Si ta Trajtojmë Dehidratimin?

    Trajtimi i dehidratimit të lehtë dhe të moderuar realizohet përmes përdorimit të Solucioneve Rehidratuese Orale (ORS).

  • A mund të Parandalohet Dehidratimi?

    Po, marrja e Solucioneve Rehidratuese Orale (ORS), që në shfaqjen e shenjave të para të çrregullimeve gastrointestinale, parandalon efektivisht dehidratimin.

  • Çfarë është Gastroenteriti?

    Gastroenteriti është një inflamacion i stomakut dhe zorrëve. Ai ka shkaqe të ndryshme, duke përfshirë infeksionet (nga viruset, bakteret, parazitët), helmimet dhe intolerancën ushqimore, stresin, sëmundje të ndryshme gastrointestinale, etj., dhe shoqërohet, ndër të tjera me të vjella dhe/ose diarre.

  • Çfarë është iDRATA?

    iDRATA është një Suplement Ushqyes për Qëllime Mjekësore të Veçanta i formuluar posaçërisht për të luftuar dhe parandaluar dehidratimin e shkaktuar nga humbja e lëngjeve dhe elektroliteve në rastet me të vjella, diarre ose djersitje e tepruar.

  • Si Vepron iDRATA? A është Efektive?

    iDRATA vepron duke rivendosur ekuilibrin e lëngjeve dhe elektroliteve në organizëm. Mekanizmi i veprimit është vërtetuar shkencërisht dhe përdorimi i saj arrin rehidratim optimal në më shumë se 90% të pacientëve të dehidratuar që janë trajtuar.

  • Si dhe Kur duhet Përdorur iDRATA?

    iDRATA është përshtatur që të konsumohet direkt nëpërmjet gojës. Konsumi i saj rekomandohet që në shfaqjen e shenjave të para të dehidratimit ose ndonjë sëmundjeje që mund të shkaktojë një gjendje të tillë.

  • A është iDRATA një Produkt i Sigurtë?

    iDRATA është një produkt i sigurtë për të gjithë moshat për shkak të përbërjes së saj me osmolaritet të ulët.

  • Kush mund të Konsumojë iDRATA?

    iDRATA mund t'ju jepet fëmijëve, të rriturve dhe të moshuarve.