iDRATA Karakteristikat & Të mirat e Përdorimit

*iDRATA paraqitet në një prezantim inovativ në formë bustinash që e bën përdorimin e saj më të lehtë dhe më praktik. Konsumi i saj është i këndshëm dhe tërheqës për fëmijët, në sajë të shijeve të ndryshme dhe mundësisë për të ngrirë si një akullore.

Përbërja

PËRBËRJA: Ujë, glukozë monohidrate, agjent xhelifikues (carrageenan), dihidrat citrat natriumi, rregullator aciditeti (acid citrik), klorur natriumi, klorur kaliumi, konservantë (benzoat natriumi, sorbat kalium), ëmbëlsues (sukralozë), ngjyrues natyral (E-162, aromë, E-100), aromë (limon, luleshtrydhe, portokall).

Për 100 ml Për bustinë
62,5 ml
Vlera Energjike (Kcal, Kj) 33,15 KJ
7,80 Kcal
20,72 KJ
4,88 Kcal
NRV (a)
Yndyrna 0 g 0 g
Sheqerna nga të cilat:
1,95 g 0,22 g
Glukozë 1,45 g 0,91 g
Proteina 0 g 0 g
Citrate 350,02 mg 218,76 mg
Klorure 178,47 mg 111,54 mg 13,94 %
Natrium 138,69 mg 86,68 mg
Kalium 91,87 mg 57,42 mg 2,87 %

(a) - Vlerat Ushqyese të Referencës

Rekomandime

iDRATA është zhvilluar në përputhje të plotë me rekomandimet më të fundit të organizatave globale të shëndetit si WHO, UNICEF dhe ESPGHAN. Një krahasim i përbërjeve të rekomanduara nga këto institucione dhe iDRATA paraqitet në tabelën e mëposhtme.

mOsm/l OMS ESPGHAN iDRATA
Glukozë 60 - 111 74 - 110 80
Natrium 50 - 80 60 57
Klorure 60 - 90 25 - 50 50
Kalium 15 - 25 20 20
Citrate 15 - 25 10 9
Osmolariteti Total 193 - 318 200 - 250 216

Mënyra e Përdorimit

iDRATA mund të konsumohet në temperaturën e mjedisit por rekomandohet marrja e saj në gjendje të freskët ose të ngrirë. Hapni bustinën dhe merreni direkt në gojë sipas udhëzimeve të mëposhtme. Pas hapjes, produkti duhet të ruhet në frigorifer dhe të përdoret brenda 24 orëve.

Në të gjithë gjendjet me dehidratim të lehtë ose të moderuar:

1. Gjatë 4 orëve të para
a. Sasia e rekomanduar (ml) e iDRATA është: Pesha (kg) x 75. Nëse fëmijë dëshiron të pijë më shumë, jepini më shumë. Përdorni moshën e fëmijës sipas Tabelës Nr.1 vetëm në rastet kur nuk njihet pesha e fëmijës.
b. Sasia e rekomanduar (ml) duhet të merret brenda 4 orëve të para.
c. Në fillim duhet të administrohen sasi të vogla dhe të shpeshta për të minimizuar tendosjen e stomakut dhe të vjellat reflektore. Zakonisht, 1 (një) lugë çaji (5 ml) çdo 1-2 min. për fëmijë < 2 vjeç ose gllënjka të shpeshta për fëmijë ˃ 2 vjeç, tolerohen mirë:
d. Fëmija duhet të monitorohet me kujdes për të parë nëse ka probleme:
– Nëse fëmija vjell, duhet pritur 10 min. dhe më pas rifillohet marrja e iDRATA por me ritme më të ngadalta.
– Nëse kapakët e syve të fëmijës fryhen, marrja e iDRATA duhet ndërprerë.

e. Gjatë 4 orëve të para nuk rekomandohet marrja nga goja e lëngjeve të tjera ose ushqimeve, përjashto ushqyerjen me gji sa herë që fëmija e dëshiron (kur aplikohet). Peshoni fëmijën dhe monitoroni sasinë e urinës.

 

TABELA NR.1

Mosha ≤ 4 muaj 4 – ≤ 12 muaj 1 – ≤ 2 vjeç 2 – ≤ 5 vjeç
Pesha < 6 kg 6 – < 10 kg 10 – < 12 kg 12 – 19 kg
iDRATA 200 ml – 400 ml 400 ml – 700 ml 700 ml – 900 ml 900 ml – 1400 ml
3.5 – 6.5 bustina 6.5 – 11.5 bustina 11.5 – 14.5 bustina 14.5 – 22.5 bustina

2- Monitorohet gjendja e hidratimit të fëmijës pas 4 orëve

a. Nëse fëmija është akoma i dehidratuar: përsërsini trajtimin me iDRATA për 4 orë të tjera siç shpjegohet më lart; filloni t’i jepni fëmijës, sipas moshës, rregullisht qumësht gjiri ose çdo 3 – 4 orë qumësht, lëng frutash ose ushqim.

b. Nëse fëmija është rehidratuar plotësisht: duhet vijuar me dhënien e lëngjeve shtesë dhe ushqimit të zakonshëm (sipas moshës). Për të parandaluar shfaqjen e dehidratimit dueht administruar iDRATA: 5-10 ml/kg pas çdo episodi të diarresë; 2-5 ml/kg pas çdo episodi të të vjellave.

Paketimi

Paketim me 8 bustina nga 62.5 ml (në total 500 ml)
me shije Portokalli, Limoni dhe Luleshtrydhe.

Data e Skadimit

iDRATA ka afat skadence 2 vjet.

Kategoria

iDRATA klasifikohet dhe është i regjistruar si Suplement Ushqyes për Qëllime Mjekësore të Veçanta që përmban ëmbëlsues. Produkti prodhohet në Spanjë/Portugali sipas standardeve më të lartë të cilësisë së prodhimit.

×

iDRATA Karakteristikat & Të mirat e Përdorimit

*iDRATA paraqitet në një prezantim inovativ në formë bustinash që e bën përdorimin e saj më të lehtë dhe më praktik. Konsumi i saj është i këndshëm dhe tërheqës për fëmijët, në sajë të shijeve të ndryshme dhe mundësisë për të ngrirë si një akullore.
*iDRATA është një ORS, i vetmi solucion efektiv që lufton dehidratimin duke përdorur një mekanizëm fiziologjik që nuk ndikohet nga sëmundjet gastrointestinale.
* iDRATA përshtatet me nevojat ushqyese të fëmijëve dhe të rriturve, duke kompensuar humbjen e lëngjeve dhe elektroliteve, duke rivendosur kështu ekuilibrin hidro-elektrolitik.
*iDRATA është efektive për të gjitha rastet e diarresë dhe / ose të vjellave pa marrë parasysh shkaqet e tyre.
*iDRATA mund të përdoret si masa e vetme e rehidratimit tek pacientët që vuajnë nga dehidratimi i shkallës së lehtë ose të moderuar me një sukses prej 90-95%.
*iDRATA është një Suplement Ushqyes për Qëllime Mjekësore të Veçanta me një përbërje në përputhje me rekomandimet e WHO-UNICEF dhe ESPGHAN.
*iDRATA është një solucion me kosto të ulët që mund të përdoret edhe në shtëpi pa pasur nevojë që të shkojmë në spital.
*iDRATA është një Solucion Rehidratues Oral (ORS) dhe ORS-të klasifikohen në listën e OBSH si barna thelbësore.
*Përdorimi i iDRATA në fazat e hershme të sëmundjes parandalon dehidrimin, gjë që nënkupton më pak hospitalizime, komplikacione dhe shpenzime mjekësore.